Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe PDK-ja merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Bedri Hamza

Foto: Arkiv

(Lajm i përditësuar) - Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, Hamza tha se partia e tij do të marrë pjesë në seancë, duke shprehur njëkohësisht shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit.

Ai uroi që vazhdimi i seancës të mos përfundojë pa rezultat dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet.


Mblidhet PDK-ja

Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen për zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtutjeshëm të këtij subjekti politik.

Kjo mbledhje ka nisur rreth orës 15:00, raporton KP.

Edhe PDK-ja dhe LDK-ja marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive Arbëri PDK-ja dhe LDK-ja marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Ndërkohë, për të mërkurën, Avni Dehari në cilësinë e kryesuesit të seancës konstitutive, ka thirrur vazhdimin e seancën konstituive, ku pritet zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të mbahet në orën 11:00, më 9 shtator.

Ndërkaq, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot vendosi të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme.