Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EMSC thotë se që nga 2014 s’ka pasur kaq shumë aktivitete sizmologjike në një rajon

Foto: Koha

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) konstaton se që nga viti 2014 kur është hapur aplikacioni nuk ka ndodhur që të ketë një shkallë kaq të lartë ndjeshmërie nga qytetarët të lëkundjeve nga tërmeti në të njëjtin rajon, sikur ndodhi dje në Shqipëri.

Qendra e cilëson si një kohë të vështirë dhe të paqartë për Shqipërinë momentin e vështirë që po kalojnë, transmeton atsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që nga fillimi i aplikacionit të fundit të tërmetit në 2014, nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të ndjeshmërisë së tërmeteve në një rajon. Kjo është një kohë shumë shqetësuese dhe e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti dhe të gjitha mendimet tona janë me ju. Qëndroni të sigurt”, shkruhet në mesazhin e Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut.