Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, sipas të cilave koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës me 6 deputetë.
Limaj ka thënë se KQZ-ja pas gati dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve, lexoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“NISMA dhe koalicioni ynë do të jetë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët tanë do të jenë si gjithmonë zë i fuqishëm në Kuvend, në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës. I shprehim falënderim dhe mirënjohje mbi 42 mijë votuesve që mbështeten koalicionin tonë në këto zgjedhje”, shkruan Limaj.