Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur konferencë për media pas rezultatit nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ-ja, Nisma nuk do të mund ta kalojë as pragun me votat që ka marrë, për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Duke uruar fitoren e Vetëvendosjes e cila me rezultatet aktuale ka dalë parti fituese, Limaj tha se do ta përcjellin punën e saj.
“I urojmë fituesit të zgjedhjeve besimin që ka marrë nga qytetarët. Presim që t’i përvishen punës. Koha për të fajësuar ka mbaruar, është koha e punës dhe ne do vëzhgojmë zotimet që kemi marrë, do jemi aty për t’iu përcjellë”, tha ai.
Limaj tha se do të vazhdojnë të mbrojnë kauzën e tyre, pavarësisht se nuk do të jenë pjesë e parlamentit.
“I drejtohem bashkëluftëtarëve që të vazhdojmë së bashku që zërin dhe frymën ta promovojmë në vend. Nisma nuk do jetë pjesë e parlamentit, por nuk do ndalë zërin e fuqishëm të nismës në kauzën tonë”, tha Limaj.
-
Limaj pas rezultatit zgjedhor: S’kemi arsye ta ulim kokën
-
NISMA garon e vetme, Limaj thotë se bashkimi me PDK-në bëhet në Parlament
-
Limaj: Do jemi në zgjedhje - qoftë me koalicion, qoftë vetëm
-
Limaj: VV-ja të shpjegojë vonesën e deritashme
-
Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve