Arbëri

Komandanti i FSK-së: Të gatshëm të dërgojmë trupa e pajisje shtesë në Shqipëri po qe nevoja

​Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar se FSK ka dërguar pjesëtarët në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë lidhur me tërmetin që ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm.

Gjenerallejtënant Rama ka thënë se nëse është nevoja FSK është e gatshme të përkrah Shqipërinë edhe me trupa e pajisje shtesë.

Njësitë e FSK-së për kërkim-shpëtim urban, që janë të specializuara dhe të pajisura mirë edhe më njësinë K9 me qenë që janë të specializuar për kërkim nën gërmadha, tashmë janë në Shqipëri dhe do të veprojnë nën komandën e Ushtrisë së Shqipërisë atje, varësisht se ku ka nevojë për ndihmë.

LEXO EDHE: Njësitet e FSK-së nisen për në Shqipëri

“Qysh në mëngjes herët ne jemi në kontakt me autoritetet e Shqipërisë atje por edhe me Ushtrinë e Shqipërisë dhe kemi marrë informacion që gjendja është alarmante atje për shkak të dridhjes së tokës që ka ndodhur në Shqipëri dhe bazuar në kërkesën e tyre që e kanë drejtuar drejt nesh i kemi nisë trupat tanë, i kemi nisë njësitë e kërkim-shpëtimit urban që janë të specializuara dhe të pajisura mirë duke marrë për bazë edhe njësinë me K9 ose me qenë që janë të specializuar për kërkim urban nën gërmadha por i kanë edhe pajisjet tjera. Normalisht ne pas vlerësimit të situatës të trupave tonë atje nëse është nevoja ne jemi të gatshëm t’i përkrahim edhe me trupa shtesë dhe pajisje shtesë, varësisht prej nevojës dhe situatës atje”, tha Rama, raporton ksp.

Janë 40 pjesëtarë të FSK-së që janë nisë për Shqipëri dhe janë njësi të specializuara që tani do të veprojnë nën komandën e Ushtrisë se Shqipërisë

Gjeneral Rama tha se janë në kontakt me pjesëtarët e Forcës dhe autoritetet në Shqipëri dhe janë të gatshëm të dërgojnë pjesëtarë dhe pajisje shtesë.

Lexo edhe: Ekipet e FSK-së që u nisën për në Shqipëri