Emërimi nga presidenti Trump i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell, për të dërguar special në dialogun Kosovë-Serbi, është përshëndetur pa rezervë nga liderët e Kosovës.
Por, Florian Bieber, profesor në Graz të Austrisë dhe ekspert për Ballkanin, përmes një postimi në twitter ka shprehur dilemën se cili do të jetë tani roli i Matthew Palmerit, të dërguarit special, po ashtu të SHBA, për Ballkanin, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas profesorit Beiber, ky është mesazh shqetësues për pozicionin e përbashkët BE-SHBA. Ai thotë se Grenell, si ambasador amerikan në këtë vend, ka një histori në armiqësimin e Gjermanisë me BE-në (thirrja për mbështetje të së djathtës, për shembull). Kjo nuk është një shenjë e mirë, ka shkruar ai përmes twitterit.