Emërimi nga presidenti Trump i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell, për të dërguar special në dialogun Kosovë-Serbi, është përshëndetur pa rezervë nga liderët e Kosovës.
Por, Florian Bieber, profesor në Graz të Austrisë dhe ekspert për Ballkanin, përmes një postimi në twitter ka shprehur dilemën se cili do të jetë tani roli i Matthew Palmerit, të dërguarit special, po ashtu të SHBA, për Ballkanin, përcjell Koha.net.
Sipas profesorit Beiber, ky është mesazh shqetësues për pozicionin e përbashkët BE-SHBA. Ai thotë se Grenell, si ambasador amerikan në këtë vend, ka një histori në armiqësimin e Gjermanisë me BE-në (thirrja për mbështetje të së djathtës, për shembull). Kjo nuk është një shenjë e mirë, ka shkruar ai përmes twitterit.
-
Zëvendësimi i Palmerit nuk e ndryshon qasjen amerikane ndaj Kosovës
-
Zyra e Grenellit ende pa qëndrim rreth rolit të tij në dialogun Kosovë-Serbi
-
Palmer javën e ardhshme qëndron në Beograd
-
Analisti amerikan: Shtëpia e Bardhë beson se Grenell do ta bindë Gjermaninë për shkëmbim territoresh
-
Richard Grenell e Mathew Palmer sot në Kosovë e nesër në Beograd