Arbëri

KQZ-ja arsyeton numrin më të madh në listën e votuese sesa banorëve në Kosovë

KQZ-ja arsyeton numrin më të madh në listën e votuese sesa banorëve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar arsyen se përse numri i votuesve dhe banorëve është përafërsisht i njëjtë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka treguar se ku bëhet dallimi ndërmjet listës votuese dhe regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, por të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.