Arbëri

Tetë orë për të dalë nga Kosova prej Merdares, pritje ka edhe në pikat tjera kufitare

Foto: Koha

Deri në tetë orë janë pritjet që duhen për të dalë nga Kosova, prej kufirit në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se pritja në Merdarë është 8 orë e 20 minuta.

Sipas kësaj Qendre, pritje ka edhe në pikat tjera kufitare si ajo në Mutivodë dhe Jarinje.

Në Mutividë pritjet për të dalë nga Kosova janë 2 orë e 40 minuta, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë 1 orë e 40 minuta.