Javën e ardhshme nis rindërtimi i Rrugës së Thethit. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i qeverisë publikoi videon e projektit në “Facebook”, ndërsa shton se do jetë një transformim në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e Thethit gjatë gjithë dimrit qëndrojnë të bllokuar, për shkak të rrugës skandaloze. Rruga ishte pengesë edhe për turistët e shumët, të interesuar për këtë perlë të turizmit malor.
“Javen e ardhshme… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës", shkruan Rama.
Rruga Qafë Thorë – Theth ka një gjatësi prej 16 km dhe siguron lidhje me Bogën, Qafë Thorën dhe Shkodrën.
Ajo do të lehtësojë qarkullimin edhe në periudhën e dimrit dhe garanton siguri rrugore më të lartë.
Aksi do të ketë një gjerësi asfalti 4-4.75 metra, 3 tunele 20-30 metra për mbrojtjen nga ortekët, mure pritëse me geocell dhe prej guri, sistem drenazhimi me 89 tombino rrethore dhe katrore dhe 5 prita malore.
Po ashtu parashikohet edhe rehabilitimi i qendrës së fshatit, një hapësirë prej 13 150 metër katror.
Projekti parashikon përmirësim në rrjetin qarkullues nga hyrja drejt qendrës dhe lagjeve përreth, ndriçimin e qendrës duke ruajtur natyrshmërinë dhe karakteristikat, përdorimin e materialeve ekologjike dhe karakteristike për zonën.
Po ashtu do të ndërtohet edhe një park i ri linear përgjatë lumit, 65 mijë metër katrorë, do të bëhet rehabilitimi i urës ekzistuese me gjatësi 34.91 metër.
Në hyrje të fshatit parashikohen 2 hapësira të reja parkimi, sistemim i gardheve karakteristike dhe sistem stabilizues në të dy anët e lumit.