Sot e 18 vjet më parë, u themelua Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Sot, në shënimin e 18 vjetorit të themelimit, ambientet e punës së QKRMT u vizituan nga një grup nxënësish të SHFMU ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit panë nga afër punën e QKRMT-së, dhe morën njohuri bazike për grupet e margjinalizuara të shoqërisë siç janë: të mbijetuarit e torturës, të mbijetuarit e dhunës seksuale, personat e privuar nga liria etj. Qëllimi i kësaj vizite ishte, familjarizimi i nxënësve (gjenerata e ardhshme e mbrojtësve të të drejtave të njeriut) me konceptet bazike mbi të drejtat e njeriut, si dhe vetëdijesimi i tyre mbi qasjen dhe trajtimin e këtyre grupeve shoqërore.
-
Ndikimi i traumës së luftës në shoqëri, temë e takimit të KFOR-it me Qendrën për viktimat e torturës
-
26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë