Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKRMT shënon 20-vjetorin me një varg aktivitetesh aktivitetet

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shënon 20 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast prezantohet logoja e punuar posaçërisht për këtë 20 vjetor, si një mënyrë që simbolizon zhvillimin e vazhdueshëm të QKRMT-së.

Në këtë përvjetor, QKRMT-në pritet ta vizitojë Dr. Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe 2018.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës 20-vjetorin e themelimit do ta shënojë me një seri aktivitetesh dhe ngjarjesh që do të zhvillohen prej sot e deri më 11 nëntor.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka për mision të përmirësojë mirëqenien e viktimave të torturës dhe të përmirësojë gjendjen e tyre përmes rehabilitimit, riintegrimit dhe risocializimit.