Me ftesë të Agjencionit për Barazi Gjinore, një delegacion nga Ukraina i përbërë nga aktivistë të të drejtave të njeriut që trajtojnë rastet e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga konflikti në Ukrainë po qëndron për një vizitë studimore në Kosovë.
Ideja e një vizite të tillë ishte inicuar nga QKRMT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës) në kuadër të takimeve të mëhershme me anëtarët e tjerë të rrjetit SEMA (the Global Network of Victims and Survivors to End Wartime Sexual Violence).
Delegacioni Ukrainas, ndoqi punëtorinë mbi Dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të organizuar nga QKRMT në kuadër të aktiviteteve që po shënojnë 20 Vjetorin e themelimit të saj.
Më pastaj, delegacioni vizitoi zyret e QKRMT-së, ku u diskutua mbi rolin dhe punën e QKRMT-së në procesin e verifikimit dhe njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, si dhe adresimi i stigmës dhe diskriminimit karshi kësaj kategorie të ndjeshme shoqërore.
-
Ndikimi i traumës së luftës në shoqëri, temë e takimit të KFOR-it me Qendrën për viktimat e torturës
-
Komisioni Hetimor i mbështetur nga OKB-ja, zbulon prova të mjaftueshme për krimet ruse në Ukrainë
-
QKRMT: Të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë
-
Studimi i QKRMT-së, traumat e grave të dhunuara gjatë luftës janë bartur te fëmijët