Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studimi i QKRMT-së, traumat e grave të dhunuara gjatë luftës janë bartur te fëmijët

Traumat e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë janë bartur edhe te fëmijët e tyre, sipas një studimi të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), që u publikua javën e kaluar.

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së, ka thënë se një studim i tillë është unik në botë. Ajo ka thënë se e kanë provuar shkencëtarisht ndikimin që kanë pasur traumat e të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftë te fëmijët e tyre.

“Trauma në luftë e prek edhe familjen, jo vetëm individin. Këtë problem kemi nisur ta trajtojmë më thellë kur ankoheshin të mbijetuarat në seancat psikologjike që mbanim. Ne studiuam se si bartet trauma ndër-brezore. Është bërë vetëm me gra të mbijetuara, ka përbazë materie biologjike dhe është unik në botë. Fëmijët e lindur nga të mbijetuarat e dhunës seksuale përjetojnë trauma sikur nënat”, ka thënë Rushiti në “60 Minuta” të KTV-së, duke shtuar se ky është studimi i parë epi-gjenetik që po bëhet në Kosovë.

Rushi ka thënë se pjesë e studimit ishin rreth 70 gra dhe fëmijë. Ajo i ka cilësuar të dhënat si shifra shqetësuese, pasi ka theksuar se numri është më i madh kur manifestohet numri i të gjithë të mbijetuarave të dhunës seksuale.

“Fëmijët me kalimin e kohës shfaqin simptoma të çrregullimit të shëndetit mendor, emocional, sjellje sociale, mësim-nxënie. Edhe pse këta fëmijë nuk janë atakuar nga dhunuesit, mund t’i kenë simptomat e njëjta sikur nëna që ka përjetuar”, ka thënë ajo.

Edhe Trauma në fëmijëri lë gjurmë të qëndrueshme në trup Lifestyle Trauma në fëmijëri lë gjurmë të qëndrueshme në trup

Rushiti ka thënë se studimi, përveç që e ka vënë në pah bartjen e traumave, ka vënë në pah edhe identifikimin e hershëm dhe intervenimin.

Ka thënë se duhet bërë më shumë në nivel institucional që ky cikël i traumave të ndërpritet te rinia.