Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deliu – Kodra: Koalicionet janë përgjegjësi e kryetarit, s’kemi vija të kuqe për askënd

Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës tha se PDK është deklaruar që nuk është për harrnim të Qeverisë, por për mbajtje të zgjedhjeve.

Tha se ka pritur korrektësi nga Haradinaj, si partner të koalicionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo mes tjerash në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?” duke folur për koalicionet tha se duhet të ketë maturi politike.

Sipas saj, PDK nuk ka vija të kuqe, por për koalicionet tha se do të vendos kryetari. Deliu-Kodra nuk la pa komentuar edhe takimin në mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me atë të VV-së Albin Kurti.

“Vetëvendosje ka pasur debat të ashpër me kryetarin e LDK-së dhe tash së fundmi kemi pirje të kafeve e shtrëngim të duarve. Sot po ulen po flasin, dhe po mundohen të krijojnë krah politikë. Është mirë që forcat politike kanë pasur dakordim, por me 22 gusht do të shohim se kur do të përcaktohet data e zgjedhjeve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se nuk është as hera e parë e as fundit që Kosova po përballet me mandate të shkurta.

“Por sidoqoftë unë besoj se qytetari i vendit do të përcaktojë fituesin dhe forcat e reja që do të udhëheqin vendin”, ka thënë Deliu- Kodra, përcjell ksp.

“Ne kemi pritur një korrektësi si partnerë të koalicionit, në raport të partneritet në kohën kur ka dhënë dorëheqje Haradinaj, se ia kemi besuar mandatin”, ka thënë më tej ajo.