Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se për krijimin e institucioneve duhet të ketë një marrëveshje politike qysh tani.
Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, kur është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen, ai ka thënë se nuk është përjashtues se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjëherë gjatë rrugëtimit tim politik nuk kam vendosur vija të kuqe, nuk kam vendosur as në këto zgjedhje dhe besoj që nuk është e mirë që të kemi vija të kuqe, jemi gjithmonë të hapur për biseda, e kam dhënë preferencën time se më e shëndetshme për vendin është krijimi i qeverisë prej partive që kemi qenë në opozitë, por kjo varet prej numrave, por megjithatë nuk kam qenë përjashtues”, është shprehur Hamza.
Ai ka thënë se pret që numri i deputetëve të PDK-së në Kuvend të jetë më i lartë sesa ai i mandatit paraprak.
“Për PDK-në rezultati është ky që është, sigurisht që kemi pritur më shumë, kemi mundur më shumë, nëse i referohemi vendeve në Kuvend, unë pres që numri i deputetëve të jetë më i madh sesa që ka qenë në mandatin paraprak”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar se zgjedhjet kanë qenë të lira, por sipas tij kanë qenë të padrejta dhe të pabarabarta.
“Zgjedhjet kanë qenë të lira por nuk kanë qenë të drejta e të barabarta, sepse është përdorur paraja publike e cila sigurisht ka ndikuar në rezultat dhe për këtë unë kam thënë që zgjedhjet mund të jenë të lira, por nuk kanë qenë të ndershme sepse përdorimi i parasë publike e ka bërë efektin e vet”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka thënë se është me rendësi të kemi konstituim të Kuvendit dhe zgjedhje të presidentit që të mos ketë vakum institucional.
“Abstenimi i votuesve është mesazh i votuesve për të gjithë neve që duhet ta kuptojmë dhe lexojmë drejtë, unë e kam bërë këtë, njerëzit kanë nevojë për stabilitet politik”, ka theksuar Hamza.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së PDK-ja në zgjedhjet e së dielës ka marrë 21.12 për qind të votave dhe ka siguruar 24 vende në Kuvend.