Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familjet në Kosovë.
Pas vrasjes së një gruaje të martën në Prizren nga bashkëshorti i saj, Kosnett në Twitter ka thënë se dhuna në familje kërkon zgjidhje shoqërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vrasja tragjike në Prizren është një thirrje që dhuna në familje kërkon zgjidhje shoqërore. Institucionet duhet të ndalin së trajtuari këtë dhunë si një problem familjar, dhe duhet të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha për palët që të propozojnë zgjidhje për t’u ballafaquar me dhunën”, ka shkruar ai në Twitter.
48-vjeçarja Armenda Aliu u qëllua nga bashkëshorti i saj B.V. me 15 plumba në mbrëmjen e së martës, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.
Vetëm në tetë muajt e 2019-s, ky ishte rasti i katërt i vrasjeve të grave në Kosovë.
Tragic murder in Prizren is a reminder that domestic violence requires societal solutions. Institutions must stop treating this violence as a family problem, and improve prevention & protection. It’s time for parties to propose solutions to confront violence.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 9, 2019