Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje nga Peja të martën, nga bashkëshorti i saj.
Shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente për mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Szunyogu ka deklaruar se ndër masat që duhet të ndërmerren janë hetimet e shpejta, gjykimet në kohë dhe dënime efektive.
“Sot u zgjuam me lajmin tronditës për një tjetër femicid. Kosova duhet të ndërmarrë veprime urgjente dhe vendimtare për të siguruar: parandalimin dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës, hetime të shpejta, gjykim në kohë të çështjeve dhe dënim efektiv”, ka shkruar ai.
Today, we woke up to the shocking news of yet another femicide.#Kosovo must take urgent & decisive action to ensure:
- prevention & protection for women victims of violence.
- prompt investigations, timely adjudication of cases & effective sentencing.
The time to act is now.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 16, 2024
-
BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë
-
Szunyog: Diskutimi për masat ndaj Kosovës po vazhdon, qëndrimi ynë ishte i qartë që në fillim
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog
-
Szunyog: Të punojmë për t’i bërë më të mira raportet mes Kosovës dhe BE-së
-
Szunyog: E ardhmja e Kosovës është padyshim në BE, rruga - normalizimi me Serbinë