Pasi dje një grup i aktivistëve të Fushë Kosovës mbajtën një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 12-vjeçarit, sot është paralajmëruar protestë.
Ata protestojnë për, siç thonë, neglizhencën institucionale të policisë dhe gjyqësisë për vrasjen e 12-vjeçarit që ndodhi javën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazmend Qyqalla, aktivist dhe pjesëtar i komunitetit ashkali, ka bërë thirrje që sot të protestohet në mënyrë që të mos lejohet që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të institucioneve publike.
“Ju ftojmë të ngrihemi të gjithë në protestë para Policisë dhe të mos lejojmë që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të këtyre institucioneve që më së paku po na mbrojnë. Të premten në orën 14;00 mblidhemi tek lagjja ‘Meshari ‘për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë”, tha ai.
Kujtojmë se dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 12-vjeçarit.
Lexo edhe: Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë Kosovë