Një ekip nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), të martën takoi banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq - hyrja e Pejës.
Shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal, MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZejnaj tha se nga muaji gusht i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rrethrrotullimeve dhe një hyrje-daljeje në këtë segment rrugor.