Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në lansimin e testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit.
Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, siç njofton kumtesa nga MI-ja, ministri Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.
Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.
