Pas aksionit të madh të Policisë së Kosovës, në të cilën janë arrestuar 23 persona prej të cilëve 16 zyrtarë të Ministrisë Infrastrukturës dhe Transportit, kjo e fundit ka bërë një reagim për media.
Thotë se ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.
“Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik ‘e-testimi’ për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë”, thuhet në reagim.
“Prandaj, Ministri Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund”, thuhet më tej në njoftimin për media të MI-së.
-
Ende nuk janë suspenduar zyrtarët për dallavere me patentë shofer
-
Prokuroria mund të kërkojë anulimin e lejeve të dyshimta
-
Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve në rastin e patentë shoferëve
-
Lansohet “e-Testimi” për patentë shoferë
-
Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për ritestim të shoferëve po konsiderohet i padrejtë