Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, testimin online e ka quajtur arritje shumë të madhe.
Ai ka thënë se nga e mërkura, nuk mbahet provimi në formën klasike siç është mbajtur më herët.
Sipas tij, kandidatët që i nënshtrohen provimit ulën para kompjuterit dhe softweri i përzgjedh pyetjet.
“Kjo i heq edhe vonesat. Ndërkaq në aspektin e sigurisë jemi të sigurt që askush nuk do ta kalojë provimin me metoda korruptive. Kjo eliminon faktorin njeri. Nuk ka mundësi që një ekzaminer të ulët para kandidatit, ose që kandidati paraprakisht t’i ketë pyetjet më herët sepse tash askush nuk e dinë se çfarë pyetje zgjedh softweri. Momentin kur kandidati ulet para kompjuterit e ka një mundësi si fazë testuese që ta kuptojë si shkon sistemi. Pasi kryhen procedurat, hyjnë në procedurë zyrtare. Nëse e bën ndonjë pyetje gabim, nuk ka mundësi që ta përmirësojë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kjo është mundësi e mirë, pasi shton sigurinë edhe në rrugë pasi kandidatët nuk mund të kalojnë pa i mësuar rregullat.
Edhe
Ministria çon në Polici e Prokurori “dallaveret në testin për ekzaminerë”
Durmishi ka shtuar se e kanë marrë me shumë seriozitet këtë projekt dhe tashmë janë duke punuar në tërë digjitalizimin e sistemit.
Sipas tij, tash e tutje do të kursejnë më shumë kohë.
“Më herët kanë dashur ta privatizojnë departamentin e patentë shoferëve porse kjo nuk do të ndodhë. Te pjesa teorike është eliminuar korrupsioni. Te pjesa praktike ende ka mundësi për manipulime të ndryshme. Gjatë këtij viti, një pjesë të masave i kemi marrë në mënyrë që ta kem më të sigurt sistemin. Jemi vonuar në këtë aspekt porse jemi duke avancuar këtë sistem”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se e kanë trashëguar një gjendje shumë të keqe. Sipas tij 32 milionë euro janë paguar vetëm për fatura të papaguara.
Durmishi ka shtuar se po e fillojnë vitin 2022 pa asnjë borxh.
Edhe
Nga 5 janari fillon E-testimi për patentë shofer
Sipas tij, këtë vit do të bëhet plani i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë.
Ai ka thënë se më nuk mund të merren tenderët përmes aferave korruptive.