Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka folur për ndryshimet në testimin për patentë shoferë.
Nga 18 shkurti testet me shkrim për patentë shoferë janë vetëm me një përgjigje të saktë, ndryshe nga e kaluara kur ishin dy ose më tepër opsione të sakta.
Dedaj në emisionin “SOT” ka thënë se është dashur të hulumtohet nëse kjo metodë testimi plotëson standardet evropiane.
“Nuk është lajm i mirë. Duhet hulumtuar standardet evropiane. Testi që ishte me dy apo tri përgjigje të sakta i plotësonte standardet. Para se të fillohet duhet shikuar a plotësohen standardet evropiane për testimin e kandidatëve me teste me një përgjigje të saktë. Duhet po ashtu ndryshuar komplet testet”, tha Dedaj.
Nga Ministria e Infrastrukturës ishte njoftuar muajin e kaluar për metodën e re të testimit. Në faqen e Ministrisë janë vendosur doracakë për të gjitha kategoritë.
-
Pajisja me patentë shofer, pritje deri në tre muaj për testim në vozitje
-
Kalueshmëria në testin teorik për patentë shoferë 10% më e lartë pas ndryshimeve
-
Dedaj kërkon të jepet përgjegjësi për vdekjet në trafik
-
Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet
-
Polaku kalon testin e patentë shoferit pas 139 përpjekjesh