Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

16 të vdekur dhe 494 raste të reja si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 16 persona kanë vdekur ndërkaq janë shënuar 494 raste të reja si pasojë e COVID-19 ndërkohë që janë kryer 2986 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Në Shqipëri po vijon edhe procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.