Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protesta e gazetarëve në Shqipëri, “Fjala e lirë, nuk lidhet me zinxhirë”

Truproja i kryeprokurores së përkohshme të Shqipërisë, Arta Markut, shtyu gazetarin Renaldo Salianji, ndërsa ai po i drejtonte një pyetje kësaj të fundit.

Ky incident ka indinjuar gazetarët, të cilët dje zgjodhën t’i përgjigjen me një protestë simbolike dhunës pushtetarë. Gazetarë të rinj, që përballen me vështirësi të ndryshme, zgjodhën që së paku të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Disa mikrofonë të lidhur me zinxhirë, varur në derën e hekurt të Prokurorisë, ky ishte mesazhi i gazetarëve. Ky është realiteti që duan të kundërshtojnë. Ata shprehen se janë kundër kufizimeve që ua pamundësojnë të qenit gazetarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse një gazetar dhunohet para kamerave, si mund të mbrohet një qytetar?”…Kjo është një nga pyetjet që shtrojnë këta gazetarë, të vetëdijshëm se një protestë me tone të ulëta, që forcën e ka te përmbajtja e fjalëve, nuk do mund ta ndryshojë realitetin e hidhur të medias shqiptarë. Megjithatë këta gazetarë shprehen të gatshëm që në organizime të ngjashme të parashtrojnë të gjitha problematikat që has një gazetar i ri sot.