Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Bashkëpunimi Kosovë – Kanada duhet thelluar”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryesuesin e Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, Borys Wrzesnewskyj.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, Veseli dhe deputeti federal biseduan për raportet mes dy shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim thuhet se raportet janë shumë të mira dhe u vlerësua se kjo traditë e bashkëpunimit duhet vazhduar dhe thelluar më tej.

Veseli ka thënë se me shtete mike si Kanadaja, Kosova ndihet e sigurt në arritjen e aspiratave të saj për avancim të mëtejmë të demokracisë, zhvillim ekonomik dhe ecje më të shpejtë në rrugën e integrimit euro-atlantik. Veseli e njohu Wrzesnewskyjin edhe për vendimet e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Ushtrisë dhe “potencoi përkushtimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejtë anëtare e NATO-s”.

Në anën tjetër, sipas njoftimit, zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Kosovë në parlamentin kanadez, ka garantuar mbështetjen e shtetit të tij për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.