Abduselami Shkodra, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka deklaruar se institucionet e sigurisë së Kosovës gjithherë janë në gatishmëri për situata të tilla sikur që ndodhën në Zelandën e Re, porse, në Kosovë s’ka pasur asnjëherë sulme të tilla.
“Në rastin konkret s’ka pasur asnjë arsye për masa shtesë sepse situata në vend është e qetë dhe stabile, shoqëria kosovare asnjëherë s’ka pasur probleme në rrafshin e sigurisë fetare dhe tashmë është i njohur ky fakt, Kosova është vend i tolerancës fetare dhe objektet e kultit dhe besimtarët e cilit do religjion janë të sigurt”, ka thënë ai për KTV-në.
KTV-ja ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Zelandën e Re, nga ku është thënë se asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë deri më tash në lidhje me sulmin në Zelandë .
-
Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri
-
Ulutash: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
-
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
-
Konjufca në Turqi: Aty ku ka kërcënim të sigurisë, asgjë nuk ecën përpara
-
Nufi: S’ka ndryshim në planet e KFOR-it për Kosovën