Abduselami Shkodra, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka deklaruar se institucionet e sigurisë së Kosovës gjithherë janë në gatishmëri për situata të tilla sikur që ndodhën në Zelandën e Re, porse, në Kosovë s’ka pasur asnjëherë sulme të tilla.
“Në rastin konkret s’ka pasur asnjë arsye për masa shtesë sepse situata në vend është e qetë dhe stabile, shoqëria kosovare asnjëherë s’ka pasur probleme në rrafshin e sigurisë fetare dhe tashmë është i njohur ky fakt, Kosova është vend i tolerancës fetare dhe objektet e kultit dhe besimtarët e cilit do religjion janë të sigurt”, ka thënë ai për KTV-në.
KTV-ja ka kontaktuar me Ambasadën e Kosovës në Zelandën e Re, nga ku është thënë se asnjë shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë deri më tash në lidhje me sulmin në Zelandë .
-
Përmbledhje nga sulmi terrorist në Zelandën e Re
-
Policia e Kosovës rrit sigurinë në vendet sensitive pas sulmit terrorist në Zelandën e Re
-
Kryesia e Bashkësisë Islame në Kosovë dënon sulmin terrorist në Zelandë e Re
-
Ambasada e Kosovës ofron numrat emergjentë pas sulmit në Zelandë të Re
-
Hoxha: Situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e brishtë