Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se deklaratat e Federica Mogherinit se Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të verifikojë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e negociatave.
Ai shtoi se nuk ka negocime dhe se Prishtina “platformën e saj mund ta varë në korridorin e parlamentit si gazetë e murit ose një njoftim të brendshëm", transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini tha dje në Nju Jork se është e nevojshme që Kosova të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por të mbështetet gjithashtu nga Këshilli i Sigurimit i OKB.