Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se deklaratat e Federica Mogherinit se Këshilli i Sigurimit i OKB duhet të verifikojë marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thotë se do të ketë një ndryshim në formatin e negociatave.
Ai shtoi se nuk ka negocime dhe se Prishtina “platformën e saj mund ta varë në korridorin e parlamentit si gazetë e murit ose një njoftim të brendshëm", transmeton KP.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini tha dje në Nju Jork se është e nevojshme që Kosova të heqë tarifat në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por të mbështetet gjithashtu nga Këshilli i Sigurimit i OKB.
-
Daçiqi kritikon Mogherinin që e ftoi Kosovën në Samitin e Helsinkit
-
Fajon thotë se ka shumë besim te Mogherini
-
Drecun: Zgjidhja për Kosovën mund të jetë ndryshe prej rezolutës 1244
-
Mogherini: Pa e hequr Kosova taksën s’ka kushte për vazhdimin e dialogut
-
Mogherini përgënjeshtron Vuçiqin, të dy presidentët konfirmuan angazhim