Arbëri

AKK-ja parandalon rritjen e çmimit të çimentos

Foto: Ilustrim
 

Inspektorët hetues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, gjatë ditës së hënë kanë bërë monitorimin e tregut të çimentos, pas informatave preliminare të marra ditën e shtunë.

AKK fillimisht është njoftuar nga burimet e veta se duke filluar nga e hëna do të ketë rritje të çmimit të çimentos për 1 Euro më shumë për 50Kg në tërë territorin e Republikës së Kosovës.