Arbëri

Nga e hëna do të rritet çmimi i çimentos

Foto ilustrim/Fabrikë e çimentos
 

Dje pasdite, inspektorët hetues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës pas marrjes së informatave preliminare nga informatorët e ndryshëm në terren, thonë se duke filluar nga e hëna çmimi i çimentos do të rritet për një një euro/50kg më shumë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Aty thuhet se inspektorët hetues të AKK-se kanë bërë grumbullimin e informatave dhe dyshimet fillestare janë se, 2 prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të cilët mbajnë pozitë dominuese në këtë treg, potencialisht janë duke abuzuar me pozitën e tyre dominuese, transmeton Koha.net.