Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Shteti për Pavarësi mashtroi pa marre, publikisht e pa brengë

Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku ka thënë se shteti ka shpërndarë 500 mijë euro lehtësisht në mashtrim.

Në një reagim në facebook, Abdixhiku ka thënë se 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E Shteti? Shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë - 27,000 euro për shtatë kopje të saj. Pa marre, publikisht, pa brengë” përfundon shkrimin e tij Abdixhiku.

LEXO EDHE KËTË: Shteti pagoi 3000 euro për 1000 stilolapsa, 5 parashuta 5,770 euro... për 11 vjetorin e Pavarësisë