Arbëri

Marty: Tribunali i Hagës zhduku dëshmitë për “shtëpinë e verdhë”

Foto: Koha / ilustrim
 

Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka thënë se Tribunali i Hagës i ka zhdukur dëshmitë për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Marty, që hartoi një raport i cili akuzonte krerët e UÇK-së, përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, për përfshirje në “trafik organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të burgosurve” gjatë luftës, ka thënë të jetë interesuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi në lidhje me informatat dhe dëshmitë e mbledhura në terren rreth asaj që është quajtur “shtëpia e verdhë”, por se ata i kanë thënë se “ato dëshmi më nuk ekzistojnë dhe se i kanë hequr për të liruar hapësirë, sepse edhe ashtu askujt s’i shërbenin”, transmeton Koha.net.