Edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar rreth taksës së vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.
OEAK ka kërkuar që Kosova të mundësojë qasje të papenguara në tregjet e mëdha, transmeton Koha.net.
Ajo përmes një kumtese për media ka thënë se përsërit qëndrimin e saj se tregtia e lirë është faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike, ndërsa çfarëdo pengese në lëvizjen e lirë të mallrave mund të cenojë prospektet e rritjes ekonomike dhe nxitjes së investimeve.
Në pajtim me misionin e saj të mbështetjes së zhvillimit të raporteve reciproke ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Oda Amerikane beson se pengesat në tregtinë rajonale vështirësojnë operacionet e bizneseve amerikane në rajon, si dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive për investitorët amerikanë dhe të huaj, thotë kumtesa OEAK .
Investitorët amerikanë synojnë të investojnë në shtete të cilat mundësojnë qasje të papenguar në tregje më të mëdha, dhe të cilat vazhdimisht promovojnë rregullimin e tregjeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit.
Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane konsideron se Kosova duhet të përmbushë këto pritshmëri për të përshpejtuar zhvillimin e saj ekonomik, si dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj,përfundon kumtesa.
-
OEAK: Mosnormalizimi i marrëdhënieve me Serbinë pengon progresin ekonomik
-
OEAK bën thirrje që taksa të hiqet pa kushte
-
OEK dhe OEAK mirëpresin marrëveshjen për rinisjen e fluturimeve Prishtinë-Beograd, thërrasin për zbatim
-
Oda Amerikane shprehet kundër taksës - “gjeneron efekte negative për Kosovën”
-
OEAK thotë se ka mundësi për rritje çmimesh: KE të angazhohet urgjentisht për zhbllokimin e kufijve