Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj realizoi sot një vizitë në AKSP, me ç’rast inspektoi kadetët e gjeneratës së 54-të.
Drejtori Qalaj kadetët e rinj i inkurajoi që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të vitit 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi njëherësh u kërkoi atyre që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në Akademi, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.
Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Vizita e drejtorit Qalaj dhe e zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe zyrtarin nga ICITAP-i Amerikan, përfundoi pasi përcollën edhe një pjese të ligjëratës nga instruktorët policorë.
