Prishtinë, 4 dhjetor - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtorët, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington D.C., ku po merr pjesë në simpoziumin “Policimi i orientuar në komunitet me theks të veçantë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Drejtori Qalaj në këtë simpozium në të cilin marrin pjesë nivele të larta udhëheqëse, është panelist në diskutimet përmbledhëse lidhur me programet preventive “Reagimi ndaj radikalizmit të të rinjve”.
Ky simpozium, në të cilin po marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, është organizuar nga organizatat e njohura si Hedayah dhe Global Center, të cilat kanë për mision trajtimin, luftimin si dhe zhvillimin e praktikave më të mira që ndërlidhen me dukurinë e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
-
Delegacioni i Policisë së Kosovës në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Shefave të Policisë
-
Policia e Kosovës në SHBA, diskutohet nevoja e mbështetjes për anëtarësim në INTERPOL
-
Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin Policor të New Yorkut
-
Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit
-
Ish-drejtori i Policisë, Qalaj, caktohet në një nga pozitat më jovendimmarrëse në këtë institucion