Arbëri

Putin në Serbi: Kosova nxiti tension në rajon me themelimin e Ushtrisë

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Kosovën për ndërmarrjen e “disa provokimeve”.

Gjatë një konference për media pas takimit që pati në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Putini ka akuzuar Kosovën për krijimin e Ushtrisë duke thënë se ka ngritur tensionet dhe është veprim që mund të destabilizojë rajonin.