Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

14 të vdekur dhe 2541 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Shifra alarmante nga COVID-19 janë regjistruar të mërkurën në Kosovë. 14 persona kanë humbur jetën e janë regjistruar edhe 2541 raste të reja pozitive.

Me 14 vdekjet e fundit numri i të vdekurve si pasojë e virusit, nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2370.

Ndërsa e mërkura është dita më e rëndë sa i përket rasteve të reja. 2541 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 12 mijë e 618 mostrave.

Sot janë shëruar 604 persona.

Në vlera rekorde ka arritur edhe numri i rasteve aktive – 23 mijë e 845.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 134 mijë e 818 raste. Prej tyre janë shëruar 108 mijë e 603 persona.