Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 8 persona kanë vdekur dhe 754 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 3.900 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 191.408.
Në total numri i rasteve aktive është 23.823.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 3.051 të vdekur dhe 218.282 të infektuar me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm