Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 101 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 101 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 758 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 218.265.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.883.