Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

14 raste të reja me COVID-19 të martën në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 14 raste të reja pozitive me COVID-19 të enjten.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 502 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë së njëjtës kohë 33 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 271,339.

Me këtë rast ka shënuar rënie numri i rasteve aktive. 356 pacientë vazhdojnë të jenë të infektuar me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim gjashtë pacientë.