Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva e nesërme e mësimdhënësve është drejtë, dhe fajtor për këtë gjendje mban Qeverinë që sipas saj vetëm sa ka thelluar krizën dhe diskriminimin.
“Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë. Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësorë dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.
E sipas saj greva e mësimdhënësve duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve.
“Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin. Një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë”, ka shkruar Haxhiu.
-
Përplasja Qeveri-gjyqësor shtyn provimin e jurisprudencës
-
AAK-ja kërkon votimin e rezolutës lidhur me pagat e mësimdhënësve
-
AVONET: Qeveria po tenton të krijojë një sistem ku askush s’mund të mbajë grevë
-
Veliu: Kurti po ua tregon “muskujt” mësimdhënësve, i la pa bukën e gojës
-
Shtohen zërat nga pushteti që kundërshtojnë mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit