Arbëri

Në Qeveri duan masa të reja ndaj Serbisë

Në Qeveri duan masa të reja ndaj Serbisë

Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se përveç taksës 100 për qind për mallra që vijnë nga Serbia e Bosnjë Hercegovina, Kosova do të ndërmarrë edhe sanksione tjera duke vendosur kështu masa edhe për automjetet.

“Bile-bile unë jam kategorik që në këtë fazë përveç taksës t’i vendoset masë edhe për automjetet. Ne veç e kemi përgatitur gjithë dokumentacionin që edhe veturat prej Serbisë të mos mund të qarkullojnë. D.m.th të jetë një aspekt reciprok që qysh të vepron shtetit serb ndaj shtetasve të Kosovës të veprojmë edhe ne ndaj tyre”, ka thënë për EkonomiaOnline numri dy i MPB-së.