Arbëri

Liderët e Luginës i dërgojnë letër BE-së dhe Thaçit, insistojnë të përfshihen në dialog

Foto: Ilustrim
 

Përfaqësues të Luginës së Preshevës vazhdojnë të insistojnë në përfshirjen e çështjes së tyre në dialogun Kosovë – Serbi.

Për këtë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputeti në Parlamentin e Serbisë, Fatmi Hasani dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i kanë dërguar letër Përfaqësuese së lartë të BE-së, delegacionit të Kosovës dhe Presidentit Hashim Thaçi.