Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, domosdoshmërinë që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi.
Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës janë pritur në takim sot nga Osmani.
“Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam per procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë. Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamberi thirrje ndërkombëtarëve: Duhet reagim urgjent politik e diplomatik për Luginën
-
Kamberi dorëzon rezolutë në Kuvendin e Serbisë për pozitën e shqiptarëve në Luginë
-
Kamberi: Shqiptarët e Luginës mund të bëhen temë e kontestit Kosovë - Serbi
-
Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje
-
Kamberi nga Washingtoni: Kërkuam që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë pjesë e dialogut