Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, kanë nisur iniciativën që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Letrën me këtë iniciativë, ata ia kanë nisur përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, koordinatorëve të delegacioneve shtetërore të Kosovës, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt, raporton FoNet.
Në letrat e tyre thuhet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë “paraqet rastin që të zgjidhen probleme vitale për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.
“Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitimë të institucioneve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllimin që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht obliguese”, thuhet në letër, transmeton Koha.net.
Vlerësohet po ashtu se “përfshirja dhe menaxhimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut paraqet nevojën për paqe afatgjate midis popujve në Ballkanin Perëndimor”.
-
Liderët e Luginës i dërgojnë letër BE-së dhe Thaçit, insistojnë të përfshihen në dialog
-
Kamberi shpreh domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës në dialogun Kosovë - Serbi
-
Mustafa: Lugina e Preshevës duhet të jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi
-
Lugina e Preshevës kërkon ulëse në bisedimet në Bruksel
-
Mustafa: Faza e fundit e dialogut Kosovë-Serbi nis së shpejti