Arbëri

Koci publikon një video shqetësuese kur një punëtor i “Bechtel-Enkas” aksidentohet në vend të punës

 

Avokati Arianit Koci, pasi gjatë ditës së sotme reagoi në lidhje me degradimin e ambientit që po bëhet me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup “Arbën Xhaferi” dhe në lidhje me 53 milionë eurot që i janë ndarë nga Qeveria e Kosovës kompanisë ndërtuese të kësaj autostrade, konsorciumit “Bechtel-Enka”, tashmë ka publikuar një video nga kjo vendpunishte ku shihet një punëtor i kompanisë në fjalë i cili më 25 tetor të këtij viti kishte pësuar një aksident në vend të punës.

Pamjet e ofruara në video janë mjaftë shqetësuese, ku punëtori shihet teksa qëndron i varur për litari në një lartësi mjaftë të madhe derisa po punonte në ndërtimin e urës më të gjatë në Ballkan, urë kjo pjesë e autostradës Prishtinë-Shkup, raporton Koha.net.