Arbëri

Koci: Ramajt iu mor telefoni kundërligjshëm, s’kemi të bëjmë me konfiskim

Avokati i rastit të gazetares Saranda Ramaj, Arianit Koci, në një lidhje direkte në KTV tha se asaj i është marrë telefoni në mënyrë të kundërligjshme.

Ramaj, ka më shumë se 2 orë që po qëndron brenda Stacionit Policor nr.4.

“Nuk kemi të bëjmë me konfiskim, Ramajt i është marrë telefoni kundërligjshëm. Telefoni i është marrë pa ndonjë vërtetim. Pra, kur konfiskohet diçka, në këtë rast telefoni, policia duhet të ofrojë një vërtetim për ta nënshkruar në këtë rast Ramaj, asaj nuk i është ofruar thjesht e kanë marrë. Telefoni u mor pa asnjë vërtetim”, tha Koci.

Koci ka thënë se ka biseduar me Ramajn dhe sipas saj, telefoni është marrë nga një burrë i veshur me të zeza, që policia thotë është “vetëm mbrojtje”, por nuk e cek që është e Thaçit.

Ndërkaq, gazetarja Ramaj thotë se telefoni i është marrë qëllimisht për t’iu kontrolluar dhe për t’i parë burimet e saj.

“Saranda e ka pranuar që ka incizuar për të raportuar, por çështja është pse iu ka marrë telefoni, nuk kemi të bëjmë me konfiskim. Nuk e dimë ku është telefoni. Tani po presim nga Policia dhe Prokuroria. Nuk dimë shumë se kaq”, tha Koci.